E diel, 20 Prill, 2025
9.8 C
Skopje

Barcelona e sigurt për rinovimin e Messit

Barcelona e sigurt për rinovimin e MessitLionel Messi është ende në bisedime për vazhdimin e kontratës me Barçën.

Rinovimi me Lionel Messin është shndërruar në një prioritet absolut për Barcelonën, me presidentin Josep Maria Bartomeu që ka gati kontratën e re për sulmuesin argjentinas.

Me Barcën nuk kanë zgjatur ende marrëveshjet e bashkëpunimit, trajneri Luis Enrique, mesfushorëve Iniesta dhe Rakitiç, apo edhe portieri gjerman Ter Stegen, por primare për momentin drejtuesit e klubit blaugrana kanë firmën me Messin.

Sipas sekretarit të parë të katalanasve, Roberto Fernandez bisedimet për kontratën e re po shkojnë shumë mirë.

“Bisedimet për rinovimin e Leos po shkojnë shumë mirë”, ka thënë ai për RAC1.

“Jam i qetë, ashtu siç isha edhe para vazhdimit të kontratave me Mascheranon, Busquets, Suarez apo Neymar”.

“Tash jam i qetë edhe me Messin, sikurse me Iniestan e Ter Stegen. Ne po punojmë që t’i bindim ata për të qëndruar te Barça”, ka theksuar Fernandez.

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Fatmir Dehari pas aksidentit tragjik: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë…

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar...

Grushta në kufi në Tabanoc, shkak kolonat dhe pritjet e gjata (VIDEO

Radha të mëdha makinash janë krijuar pasditen e sotme...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Mickoski në bisedime për koalicionin qeveritar / Milloshoski: Stabiliteti nuk rrezikohet

Kryeministri Hristijan Mickoski do të bisedojë me partnerët e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads