E premte, 9 Maj, 2025
19.8 C
Skopje

Çka po ndodh me TV ALSAT, ikin gazetarët?

Sot bëhet gazetari i tretë që ikën nga televizioni kombëtar Alsat. Pas prezentuesit Valbon Bexhetit dhe prezenteuses Zejxhane Osmanit sot iku edhe gazetari Mefail Ismaili.

Mefail Ismaili thekson se nuk do të jetë më pjesë e ALSAT.

Të nderuar miq e kolegë,
Prej sot nuk do të jem pjesë e TV ALSAT.
Angazhimi im profesional si gazetar do të vazhdojë edhe më tej.
Falënderoj të gjithë kolegët e Alsatit me të cilët vërtetë kam pasur një bashkëpunim dhe eksperiencë të paharrueshme. Të gjithve u uroj suksese dhe mbarësi.
Shihemi së shpejti në projekte të tjera.
“Me dinjitet, korrektësi dhe profesionalizëm” Mefail Ismaili
Nga ana tjetër ditë më parë prezentuesja Zejxhane Osmanni tregoi se më nuk do të jetë pjesë e shtëpisë mediatike të ALSAT.
Për të qenë korrekte ndaj shikuesve besnik të edicioneve të lajmeve në Alsat, ndjej nevojën për të kumtuar largimin tim nga kjo shtëpi mediatike. Padyshim ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm me shumë amplituda të ngjarjeve e zhvillimeve ku kam patur rastin të njoh njerëz të mrekullueshëm nga sfera të ndryshme. Gazetaria për mua paraqet pasion, dhe pasioni gjen vetiu formën dhe kanalin e vet të të shprehurit.
Faleminderit dhe u pafshim në projekte të reja!” Zejxhane Osmani.
Ndërsa prezentuesi i cili kishte punuar 9 vite, Valbon Bexheti u shpreh se është koha të largohet nga ALSAT.
Pas gatise 9 vitesh punê aktive është koha që të largohem nga Televizioni Alsat! Dua të falenderoj fillimisht gjithê stafin e Alsatit për mbështetjen që më kanë dhënë gjithë këto vite duke filluar nga udhëheqësia e televizionit, redaktorët, gazetarët, prezantuesit, kameramanêt, montazhierët dhe të gjithë ata njerëz me të cilët pata rastin të punoj, me të cilët kam pasur raporte të shkëlqyera profesionale e miqësore. Falenderim të posaçëm për pronarin e Alsatit z.Velia i cili para 9 vitesh më dha mundësinë që unë të drejtoj lajmet e Tv Alsat”, ka shkruar Valbon Bexheti./TS/

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads