E premte, 9 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

TikTok gjobitet me 345 mln euro për shkelje të ligjit të BE për të dhënat mbi llogaritë e fëmijëve

TikTok është gjobitur me 345 milionë euro për shkeljen e ligjit të BE-së për të dhënat në trajtimin e llogarive të fëmijëve, duke përfshirë dështimin për të mbrojtur përmbajtjen e përdoruesve të mitur nga publiku.

Mbikëqyrësi irlandez i të dhënave, i cili rregullon TikTok në të gjithë BE-në, tha se aplikacioni video kishte kryer shkelje të shumta të rregullave.

Ai zbuloi se TikTok kishte vendosur llogaritë e përdoruesve fëmijë në një cilësim publik si parazgjedhje si lejimi i komenteve publike për ato llogari, moskontrollimi i llogarisë nga një kujdestarë si dhe nuk ka marrë parasysh siç duhet rreziqet që u vinin nën 13-vjeçëve në platformë.

Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) tha se përdoruesit e moshës 13 deri në 17 vjeç u drejtuan përmes procesit të regjistrimit në një mënyrë që rezultoi në vendosjen e llogarive të tyre publike, që do të thotë se çdokush mund të shohë përmbajtjen e një llogarie ose të komentojë mbi të.

Veçoritë Duet dhe Stitch, të cilat lejojnë përdoruesit të kombinojnë përmbajtjen e tyre me TikTokers të tjerë, u aktivizuan gjithashtu si parazgjedhje për moshat nën 17 vjeç.

Vendimi i DPC vjen pasi TikTok u gjobit me 12.7 milion paund në prill nga rregullatori i të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar për përpunimin e paligjshëm të të dhënave të 1.4 milion fëmijëve nën 13 vjeç, të cilët po përdornin platformën e tij pa pëlqimin e prindërve. Komisioneri i informacionit tha se TikTok kishte bërë “shumë pak, apo asgjë” për të kontrolluar se kush po përdorte platformën./ The Guardian

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads