E hënë, 12 Maj, 2025
11.8 C
Skopje

Hoteli i CR7 kthehet në strehë për të mbijetuarit e tërmetit në Marok

Maroku u godit të premten nga një tërmet shumë i madh.

Si pasojë raportohet se kanë vdekur mbi 2 mijë persona e mijëra të tjerë mbetën të lënduar.

Shumë nga njerëzit mbetën edhe pa kulm mbi kokë.

E për t’iu dal në ndihmë atyre, u aktivizua edhe Cristiano Ronaldo.

CR7, vendosi që hotelin e tij në Marakesh, “Pestana CR7 Marrakech” ta kthejë në strehë për të mbijetuarit e tërmetit.

Lidhur me këtë ka folur edhe një turiste spanjolle, shkruan Marca përcjell Klankosova.tv

“Tani kemi arritur të marrim hotelin e Cristiano Ronaldos, i cili është në periferi, për të na dhënë një dhomë. Ne jemi duke pritur, kemi fjetur gjithë natën në rrugë dhe në shtatë të mëngjesit na kanë thënë se po, mund të akomodohemi. Ne jemi në një holl shumë njerëz të kombësive të ndryshme, duke pritur të shohim nëse mund të marrim një dhomë, por të gjithë kemi fjetur në rrugë”, tha ajo.

Hoteli i fituesit të pesëfishtë të “Topit të artë” është vlerësuar me katër yje, pak më poshtë luksit dhe përfshin një pishinë të hapur, palestër, restorant dhe tarracë.

Më të lexuara

Shkupi i bashkohet thirrjes së BE-së për armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë

Bashkimi Evropian i bashkohet Ukrainës dhe partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë...

Edhe Papazovi në “arrest shtëpiak”, Bekteshi e Maksuti plus 30 ditë paraburgim!

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, kuadër i...

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufirin e Bllacës

Policia dje ka ndaluar një shtetas shqiptar 31-vjeçar i...

Mbi 1.400 gjoba për dy ditë për shkelje të rregullave në trafik

MPB Maqedoni njofton se në zonat e të tetë...

Në Shkup do të ketë regjim të posaçëm në trafik

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, njoftojnë...

Aksident trafiku në Kumanovë, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads