E premte, 9 Maj, 2025
20.8 C
Skopje

Projektili i Enis Bardhit solli barazim kundër Italisë

Në ndeshjen e katër të grupit C, Maqedonia e Veriut barazoi me Italinë 101, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim për kampionatin evropian  “Euro 2024

Në pjesën e parë të ndeshjes italianët dominuan në të gjitha aspektet e lojës së futbollit duke poseduar topin dhe duke krijuar pesë raste për të shënuar,  një goditje që u ndalë shtylla, por rrjeta e portës së Dimitrievskit mbeti e pa prekur.

Në fillim të pjesës së dytë u zhbllokua rezultati me golin që e shënoi, ylli i Lacios, Çiro Immobile në minutën e 49. Për Immobile ishte ky goli i tretë kundër Maqedonisë së Veriut  pas atyre dy golave në vitin 2016 kur Italia në Shkup fitoi  2-3.

Kapiteni i Maqedonisë Veriut Enis Bardhi në minutën e 81-të nga goditja e lirë, që është specialiteti i tij nga  distanca 20 metra me goditje precize tundi portën Donnarumas për rezultatin 1-1

Stadiumi: Arena “Todor Proeski” në Shkup

 Arbitri I ndeshjes: Felix Zwayer  (Gjermani)

Publiku: Mbi 20.000

Maqedonia e Veriut  (4-2-3-1): Dimitrievski, Zajkov, Manev, Musliu (Serafimov), Alijoski, Ashkovski (Dimovski), Bardhi, Atanasov (Iljazovski), Elezi (Isnik Alimi), Elmaz, Miovski

Selektor: Bllagoja Milevski

Italia (4-3-3): Donnaruma. Dimarko (Biraghi), Bastoni, Mançini (Scalvini), Di Lorenzo, Tonali, Cristante, Barella, Zaccagni (Gnonto), Immobile, Politano (Zaniola)

Selektor: Luciano Spaletti

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Ukrania  dhe Anglia  barazuan  duke  luajtur 1-1. Tavbelën e kryeson Angkia me  10 pikë, para  Ukrainës që ka  7 pikë,  Italia dhe Maqedonia e Veriut  kanë nga 4 pikë, ndërsa Malta nuk ka asnjë pike fituar.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads