E premte, 9 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Alternativa : Çfarë feston BDI-ja?

Ali Ahmeti dhe partia e tij sot po kremtojnë 21 vjet funksionimi si parti politike, prej të cilave 20 vjet i kaluan me pushtet absolut, si ekzekutiv ashtu edhe lokal.

Ne e dimë se këta njerëz ka kohë që e kanë shkëputur kontaktin me realitetin dhe hallet e popullit që e përfaqësojnë, por nuk mund të mos pyesim me habi se çfarë po feston sot BDI-ja?

A po festohet inferioriteti i emërtimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë?

A festojnë për shpërnguljen e mbi 300 mijë shqiptarëve gjatë qeverisjes së tyre?

A po festojnë diferencimin e shqiptarëve dhe trajtimin diskriminues ndaj tyre?

Mos ndoshta festojnë për gjyqësorin e padrejtë nga i cili vazhdojnë të vuajnë shqiptarët?

A po feston BDI-ja gjendjen e katandisur në arsim, ku fëmijët shqiptarë ende kanë mungesë librash, ose ato që i kanë përmbajnë plot gabime e ofendime ndaj shqiptarëve?

Ndoshta po festojnë për faktin që shumca e shqiptarëve nuk po arrijnë të lidhin muaj me muaj për shkak të shtrenjtimeve enorme dhe dështimeve të kësaj partie në ekonomi?

Apo thjesht po festohet korrupsioni astronomik i makinerisë për pasurim brenda nate të quajtur BDI?

Kjo parti duhet të kërkojë falje shqiptarëve që për 21 vjet pushtet nuk arriti t’i përfaqësojë denjësisht dhe të rregullojë statusin e tyre shtetformues në vend, dështoi në ekonomi dhe mirëqenie dhe sponsorizoi zbrazjen e Maqedonisë së Veriut nga shqiptarët me qeverisjen e saj të dobët e të dëmshme.

Shqiptarët i dhanë më shumë se një mundësi BDI-së që t’i bëjë gjërat siç duhet, por tashmë ajo kohë ka përfunduar. Tashmë secili shqiptar e di se BDI-ja nuk sjell gjë tjetër veç korrupsionit e dështimit, prandaj në zgjedhjet e ardhshme do të votojë për ndryshimin e shumëpritur.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads