
Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë së RMV sot kanë organizuar aksion për mbjelljen e fidaneve në fshatin Sallarevë, rrespektivisht në lokalitetin turistik afër Liqenit të Kozjakut.

“Të mbjellish sot, don të thotë t’i besosh ardhmërisë!
Në Sallarevë me kolegët e NPK dhe disa banorë të këtij vendbanimi, mbollëm 500 fidane të llojit pisha, në perlën tonë turistike që na ka falë i Madhi Zot.
Falenderojmë Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, z.Arjanit Hoxha si dhe njësinë Rajonale të kësaj Ministrie në Tetovë për fidanet e dhuruara Komunës së Zhelinës.”shkruan kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu.
/Derveni.info

