Qeveria e miratoi Informatën për nominimin e Rekës së Thellë në Listën preliminare të UNESKO-s

Shkup, 14 janar 2020  – Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informatën lidhur me procedurën për nominimin e lokalitetit Reka e Thellë në Parkun nacional Mavrovë në Listën preliminare të UNESKO-s.

“Lokaliteti Reka e Thellë si pjesë e Parkut nacional Mavrovë ka vlera të jashtëzakonshme natyrore të prezantuara përmes llojllojshmërisë së madhe biologjike dhe të peizazhit. Një nga karakteristikat themelore të këtij lokaliteti është pylli i vjetër (i virgjër) i ahut (Fagus sylvatica) që shtrihet në luginën e Rekës së Thellë në masivin malor të Korabit, me pothuajse kurfarë intervenimi të njeriut në 100 vitet e fundit, thekson shërbimi qeveritar për shtyp.

Sipas Qeverisë, Reka e Thellë karakterizohet me llojllojshmëri të madhe biologjike, lloje të shumta endemike të bimëve dhe kafshëve. Ndodhet në zonën për mbrojtje të rreptë të Parkut nacional Mavrovë dhe në të janë të lejuara vetëm aktivitete shkencore-hulumtuese. /Derveni.info

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm