
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Del Leyen bëri thirrje që Ballkanit Perëndimor t’i jepet një perspektivë europiane. Gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Europian ku u paraqit programi i presidencës kroate, presidentja Von Del Leyen, theksoi se negociatat duhet të hapen pasi si Maqedonia e Veriut, ashtu dhe Shqipëria i përmbushën detyrat e përcaktuara.
BRENDA DISA JAVËSH KOMISIONI DO TË PARAQESË METODOLOGJINË E RE TË ZGJERIMIT NË MËNYRË QË NE TË DISKUTOJMË MODERNIZIMIN I CILI ËSHTË SHUMË I NEVOJSHËM, POR MË E RËNDËSISHMJA ËSHTË T’IU JAPIM MIQVE TANË NË BALLKANIN PERËNDIMOR NJË PERSPEKTIVË EUROPIANE, DUKE FILLUAR BISEDIMET E PRANIMIT. ATA I KRYEN DETYRAT E TYRE, TANI ËSHTË RADHA JONË – THA URSULA VON DEL LEYEN, PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç nuk e fshehu dëshirën që gjatë mandatit gjashtëmujor të Kroacisë t’i bindë vendet skeptike për fillimin e bisedimeve të pranimit.
ËSHTË E RËNDËSISHME QË NE TË RESPEKTOJMË KRITERET POLITIKE DHE DUKE PARË PËRPARIMIN INDIVIDUAL TË SECILIT VEND KANDIDAT ME SYNIMIN QË ANËTARËSIMI NË BE TË JETË QËLLIMI PËRFUNDIMTAR I NEGOCIATAVE – DEKLAROI ANDREJ PLENKOVIÇ, KRYEMINISTËR I KROACISË.
Thirrja e të dy zyrtarëve vjen një ditë para vizitës në Shkup dhe Tiranë të komisionarit për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ai ka nisur që javën e kaluar edhe bisedimet me Francën dhe Holandën për metodologjinë e re të pranimit të vendeve kandidate.

