Maskat grabisin një market në Shkup

Shkup, 13 janar – Sot në mbrëmje rreth orës 21 e 40 minuta një person i panjohur me bluzë me kapuç dhe me maskë në kokë ka hyrë në një market në rrugën “Gjorgji Pop Hristov” në Shkup dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka rrëmbyer xhiron ditore të marketit. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por pa mundur të kapë autorin që është larguar në drejtim të paditur duke përfituar edhe nga errësira e natës. Shuma e parave të grabitura nuk është bërë ende e ditur. Policia është ende në kërkim të autorit dhe po punon zbardhjen e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 21:40 minuta nga ana e një personi të panjohur me maskë në kokë dhe nën kërcënim të armës, është kryer grabitje në Marketin “4 tregtarë”, në rrugën Gjorgji Pop Hristov” grabitësi ka marrë gjithë qarkullimin ditorë. Shuma e parave nuk është bërë e ditur. Ndërkohë policia ka dal në vendngjarje, është vënë në kërkim të autorit dhe punon në zbardhjen e plotë të rastit- thuhet në njoftimin e policisë.(koha.mk)

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm