
Rasti “TNT” do të nisë nga e para. Kjo përshkak se gjykatësja porotë jep dorëheqje të parevokueshme, përcjell Derveni.info nga Gazeta Express.
Ajo nuk ishte prezente në seancën e sotme, por në letrën dërguar gjykatës, njofton se për të dytën herë po drejtohet me kërkesën e njejtë dhe kërkon respektimin e të njejtës.
Gjykatësi Ognen Stavrev tha se me qenë se kjo është në pajtim me ligjin, e pranon, mirëpo avokatëve u thotë se me rigjykimin për këtë rast, nëse e dëshirojnë respektimin e ligjit dhe nuk kanë pasur për qëllim zvarritjen e procedurës, të njëjtën do duhet ta vërtetojnë nga dita e nesërme, ku gjithçka do duhet të zhvillohet në mënyrë të shpejtë dhe efikase.
/Derveni.info

