Aktivisti i vetëshpallur si përfaqësues i diasporës shqiptare nga Maqedonia në Zvicër, Alisetar Bojana, përndryshe njeri i afërt me Lëvizjen Besa, nëpërmjet një reagimi në murin e tij në fejsbuk ka reaguar ndaj zënkave të fundit ndërmjet ish bashkëpartiakëve të dikurshëm të Besës, Zeqirija Ibrahimit dhe Arianit Hoxhës, të cilët sot u kacafyten rëndë duke akuzuar njeri tjetrin se janë duke i shërbyer BDI-së edhe atë njëra në pushtetin lokal në Tetovë dhe Çair, ndërsa tjetra në pushtetin qendror, respektivisht në Ministrinë e Kulturës.
Ai më këtë rast ju ka thënë se:” ju që pretendoni t’i përfaqësoni shqiptarët për deri sa luftoni mes veti se kush do ti shërbejë bdi-së, jeni në nivel cirku” ! Ndërkohë ka vazhduar edhe me një porosi që të hapin një tendë dhe marrin kamxhikët, të gjorë dhe të mjerët”, ju kishte shkruar Alisetar Bojana që pëlqen të njihet si përfaqësues i diasporës shqiptare në Zvicër.


