Babai shqiptar vret vajzën dhe dhëndrin në Australi

Tragjedi në një familje shqiptare në Yarraville, Western Melbourne në Australi. Dje ka humbur jetën në spital, një ditë pas bashkëshortes së tij edhe 29-vjeçari Veton Musai. Të dy u qëlluan me armë zjarri të martën nga baba i vajzës Osman Shaptafaj, i cili më pas qëlloi veten dhe është i plagosur rëndë.

55-vjeçari qëlloi me armë çiftin pas një mosmarrëveshjeje mes tyre në prag të Vitit të Ri, shkruajnë mediat lokale. Vajza, Lindita Musai, 25 vjeçe gjeti vdekjen në vend, ndërsa bashkëshorti i saj Vetoni ka ndërruar jetë dje në spital.

Veton Musai, 29 vjeç, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga plumbat. Çifti u sulmua nga babai i vajzës në shtëpinë e tyre të martën. Ndërkohë 55-vjeçari është në gjendje të rëndë në spital pasi qëlloi veten me të njëjtën armë.
Policia e Victorias po heton një mosmarrëveshje familjare si motivin e sulmit vrasës në vigjiljen e Vitit të Ri.

Çifti raportohet se kishin edhe mysafirë të tjerë në shtëpinë e tyre kur ndodhi ngjarja. Ata u gjetën në hyrjen e përparme të shtëpisë së tyre me plagë të shumta në trup të shkaktuara nga armë zjarri. Arma u gjet në fund të rrugës. Hetuesit tani janë duke u përpjekur të bashkojnë pjesët e ngjarjes për të zbuluar se çfarë e shtyu 55-vjeçarin të hapte zjarr.

Zonja Musai ishte e punësuar si recepsioniste për Colliers International në CBD, Melbourne ndërsa burri i saj punonte në një bankë aty pranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm