Oliveri do të jetë kryeministër i Qeverisë teknike, Zaev i publikon edhe ndryshimet tjera

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot në konferencë i ka publikuar disa nga emrat që do të jenë pjesë e qeverisë teknike.

Ai tha se LSDM ka sjellë vendim që Oliver Spasovski të jetë kryeministër në Qeverinë teknike, ndërsa Milla Carovska të jetë zv.kryeministre për Çështje Ekonomike.

Në qeverinë e Zaevit, Spasovski ka qenë ministër i Punëve të Brendshme, ndërsa Carovska ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Zaev gjithashtu njoftoi se Sllavjanka Petrovska është nominuar për zv.ministre shtesë në MPB, ndërsa Sanella për zv.ministre shtesë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Ai tha se me këto propozime, LSDM dërgon mesazh që janë parti serioze dhe se janë favoritë në zgjedhjet e parakohshme kuvendare, që janë planifikuar për më 12 prill.

Zaev deklaroi se në mbledhjen e sotme, LSDM ka diskutuar edhe për partneritetin me BDI-në, si dhe amendamentet që këta të fundit kanë dorëzuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. /Derveni.info

Më të lexuara

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Artikuj të ngjashëm