Rama pas mbledhjes së kryesisë së PS-së: Ka ardhur koha të zgjedhim kryetarin e partisë

Pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë, në të cilën u vendos se kongresi do të mbahet më datë 29 shkurt, Edi Rama u shpreh gjatë një deklarate për mediat se ka ardhur koha që të mbyllet procesi për zgjedhjen e kryetarit të partisë.

“Jemi në proces kandidaturash për kryetarin e partisë, prej disa muajsh jemi në proces riorganizimi, ripërtëritje për zgjedhjet e ardhshme dhe pasi kemi zgjedhur kryetarët e organizatave, pasi kemi përfshirë në proces edhe gratë duke vendosur të zbatojmë një normë të re të organizimit ku drejtimi i organizatave i besohet një burri ose djali, gruaje ose vajze, tani ka ardhur koha të mbyllim procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë”, u shpreh kryeministri, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
I pyetur sa i takon ecurisë së procesit, Rama tha:“Kudo procesi ka ecur sipas normave të paracaktuara, diku më shpejt diku më ngadalë por në përgjithësi ky proces na ka dhënë atë që kemi pritur, një energji të re, ripërtëritje të domosdoshme në një fazë të ndërmjetme, edhe pse zgjedhjet duken larg ato janë nesër, sepse qershori është shumë i afërt politiksht.”

Më të lexuara

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Artikuj të ngjashëm