
Rafael Nadal është tenisti që dy vite radhazi është fitues i çmimit “Shtefan Efenberg” për tenistin më fer të vitit, e cila ndahet nga tenistët e tjerë pjesëmarrës të turneve të ATP-së. ndërkohë Endi Mareji është fitues i çmimit për rikthimin më të mirë në vitin 2019. Marej, paralajmëroi se do të tërhiqej këtë sezon, për shkak të problemeve më shpinën, mirëpo pas operimit të dytë, iu kthye turneve të tenisit dhe fitoi titullin në konkurencën individuale dhe një në dyshe. Italiani Mateo Beretini u zgjodh si tenisti me lëvizjë më të madhe pozitive, pasi u ndal në vendin e 8-të të listës ATP. Zhill Servara është trajneri më I mirë që ndihmoi Danil Medvedevin të arrijë në 9 finale, ndërsa Kevin Anderson morri çmimin e tenistit më humanitar të vitit 2019.

