Lazim Destani: Po realizohet ëndrra e diasporës shqiptare

Jam i gëzuar që ëndrrat e shqiptarëve të Diasporës po realizohen. Jemi të bashkuar e të organizuar. Për dy ditë me radhë, Këshilli Koordinues i Diasporës u mblodh në Tiranë, ku bashkërisht takuam drejtuesit e shtetit shqiptar, diskutuam së bashku me ta nevojat e Diasporës mbarëshqiptare dhe u shprehëm të gatshëm që të japin kontributin tonë, të bëjmë më shumë për atdheun!

Gjithashtu, jam i gëzuar dhe optimist, sepse zgjodhëm edhe drejtuesit e Këshillit të Diasporës. I uroj suksese kryetarit Mark Gjonaj, Nënkryetares Anila Hyka Smorgrav dhe Sekretares së KKD, Adriana Fishta-Bejko.

Por, nuk mund t’i mbyllnim aktivitetet dyditore në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, pa takuar e diskutuar për qëllimin dhe kontibutin tonë edhe Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, deputetë, si dhe drejtuesin e opozitës, Lulzim Basha.

Përzemërsisht, i uroj suksese diasporës mbarëshqiptare, sepse qëllimi i këtij Këshilli Koordinues të Diasporës sonë, është përfshirja e të gjithë shqiptarëve në botë, si urë lidhëse mes Diasporës dhe shteteve ku i kemi trojet tona. (Lazim Destani).

Më të lexuara

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Artikuj të ngjashëm