Mbledhja e KP të LDK’së: Duan koalicion me VV’në, por kusht kanë Presidentin dhe MPB-në

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike është mbledhur sot me ftesë të kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa.

Gazeta Blic nga burime brenda takimit ka marrë vesh se të gjithë anëtarët e këtij këshilli po e mbështesin koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mirëpo, sipas këtij burimi brenda mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, po kërkohet që LDK mos të hyjë në koalicion pa e marrë postin e presidentit.

“Të gjithë folësit janë pro koalicionit me Vetëvendosjen, por që kusht e kanë postin e presidentit”, tha ky burim.

Pos presidentit, Këshilli i Përgjithshëm, po e kërkon me çdo kusht edhe postin e Ministrit të Punëve të Brendshme, thotë ky burim.

Sipas këtij burimi, kjo pritet të konfirmohet edhe formalisht, por një kërkesë e tillë do të bëhet publike nga drejtuesit e partisë edhe pas përfundimit të mbledhjes.

Më të lexuara

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Artikuj të ngjashëm