Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e parë të tij para deputetëve, me rastin e fjalimit të fundvitit, tha se Komisioni i Venedikut e cilësoi Ligjin e Gjuhëve si kushtetues dhe sa nuk është shkelur Kushtetuta, raporton KOHA.
“Ligji i gjuhëve që kaloj në Komisionin e Venecias. Komisioni i Venecias nuk tha se ligji është kundër Kushtetutës së vendit tonë, po ashtu Komisioni nuk tha se shqiptarët kanë më shumë të drejta, bilës na përgëzuan sepse kemi shkuar përtej pritjeve standardeve evropiane. Ata kishin vetëm një vërejtje, atë në sistemin gjyqësor ku ne nuk jemi në nivel si vend të përdorim edhe aty”, theksoi Pendarovski.

