Plot 4000 agjentë do të blindojnë stadiumin për të garantuar siguri maksimale.
Të dyja skuadrat do të dalin në të njëjtën kohë nga hoteli dhe nën përcjellje të policisë do të futen në stadium, dy orë më herët para fillimit të ndeshjes (18:00).
Ndërsa, 32 mijë njerëz janë regjistruar për të marrë pjesë në protestën e grupit “Cunami Demokratik” në Camp Nou poashtu sonte në orën 18:00.
Organizatorët e protestës kanë insistuar se protesta e tyre nuk do ta ndikojë rrjedhën normale të ndeshjes.

