Aleanca për Shqiptarët informon se sot do të kryetari i saj Ziadin Sela do të realizojë takimet e radhës me qytetarët në lagjen Dyqanxhik në ora 16:30, për të vazhduar më tej në lagjen Xhon Kenedi në ora 18:00 dhe lagjen Serava 20:00.
Në këtë takim të pranishëm do të jenë edhe sekretari i përgjithshëm Arben Taravari, kryetari i forumit rinor Omer Ajdini si dhe anëtarë tjerë të kryesisë së Aleancës për Shqiptarët.
Siç është paralajmëruar më herët takimet e kryetarit bëhen me qëllim të njoftimit të problemeve të qytetarëve nga afër.

