Bebet e lindura në dhjetor janë më të shëndetshme dhe jetojnë më gjatë

Hulumtime të shumta shkencore dhe joshkencore kanë konstatuar që ekzistojnë përparësi të shumta nëse jeni të lindur në dhjetor

Studimi i publikuar në Journal of Ageing Research thotë që nëse jeni të lindur në dhjetor është më se e sigurt që do ta festoni vitin jubilar të njëqindvjetorit.

Në hulumtim theksohet që fëmijët e lindur gjatë muajit të fundit të vitit kanë shansin më të madh që të festojnë numrin treshifror, për dallim nga fëmijët të cilët janë të lindur gjatë muajve të verës.

Për njerëzit e lindur në dhjetor theksohet që janë edhe veçanërisht të mirë dhe të sjellshëm.

Anketa e cila është bërë në mesin e studentëve në SHBA ka ardhur në përfundim se fëmijët e dhjetorit më pak ankohen për rrethanat jetësore dhe më pak janë të prirë për ndryshim të humorit.

Edhe një përparësi për njerëzit e lindur në dhjetor është që ata janë më të shëndetshëm.

Studimi i cili ka përfshirë më shumë se një milion e gjysmë njerëz thekson që këta fëmijë më pak janë të prirë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

Të gjitha këto përparësi shpjegohen me sasinë e vitaminës D, të cilën bebja e ka marrë derisa ka qenë në stomakun e nënës gjatë muajve të verës të shtatzënisë së nënës.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm