Xhaferi: Ligji i gjuhëve nuk ndryshohet pa deputetët shqiptarë

Mundësia procedurale për inicimin e ndryshimeve në ligjin për përdorimin e gjuhëve ekziston por ndryshimet nuk do të mund të miratoheshin pa marrëveshje paraprake me deputetët shqiptarë, vlerëson kreu i Kuvendit Talat Xhaferi. Ai kujton se ligji miratohet me 2/3 e votave dhe me votim të Badenterit dhe nuk beson se deputetët shqiptarë janë të gatshëm të pranojnë ndryshimin e ligjit.

“Mendoj se secili që mendon se do të hyjë me procedurë të ndryshimit të ligjit duhet të ketë parasyshë që duhet të sigurojë votimin e dyfishtë, gjegjësisht mbështetjen e deputetëve jomaqedonas, shumicës së tyre, shumicë të cilën e bëjnë deputetët shqiptarë. Unë nuk besoj se deputetët shqiptarë të cilitdo qofshin subject politik kanë disponimin për të hyrë në një debat të tillë të përsëritur për çështje që kanë të bëjnë me ligjin për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm