Një tërmet me magnitudë 4.5 shkalla Rihter ka goditur veriun e Italisë orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Tërmeti ka qenë me epiqendër në Mugello me thellësi 9 km dhe ra rreth orës 04:37.
Lëkundjet janë ndjerë shumë në Firence e Pistoja por edhe ne Bologna, Livorno, Pratto, Arezzo etj.
Shkollat në disa zona të Firences, sidomos ato afër epiqendrës janë mbyllur për këtë te hënë ndërsa janë pezulluar disa linja trenash përfshirë edhe atë të shpejtësisë së lartë Firence-Bolonja për shkak se duhen verifikuar hekurudhat.

