Për herë të parë, emri Muhamed është një nga 10 emrat më të njohur për djem në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të dhënave nga uebsajti Baby Center.
Emri Muhamed qëndron në vendin e dhjetë, katër vende më lartë sesa vitin e kaluar. Ky emër është ngjitur në mënyrë të qëndrueshme në renditjen e BabyCenter-it ndër vite dhe hyri për herë të parë në 100 vendet e para në vitin 2013.
“Familjet myslimane shpesh zgjedhin emrin Muhamed për djemtë e parë të familjes, për ta nderuar profetin dhe për t’i sjellë bekime te fëmija. Emri shqiptohet në disa mënyra, kjo i ndihmoi të futet në top 10-she”, tha Linda Murray nga BabyCenter.
Liam ishte emri i preferuar për djem, duke lënë pas Jackson, që ka qëndruar për gjashtë vjet në krye të listës.
Sophia është në vendin e parë për vajza, duke shënuar një dekadë në krye të listës.

