Bebe Rexha do burr shqiptar dhe dasmë të madhe

Bebe Rexha së fundi vizitoj Shqipërinë për të qëndruar afër të prekurve nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Ajo vizitoj nga afër zonën e Bubqit dhe në zonën e Bizës, ndërsa solli edhe një shumë parash për të ndërtuar dy shtëpi.
Gjatë qëndrimit këtu, këngëtarja shqiptare dha një intervistë për emisionin “Lart e Poshtë” me gazetarin Andi Vrapi, ku foli më shumë për jetën private dhe atë profesionale.
Kur i pyet nëse prindërit apo familjarët i thonë “ardhsh me një burrë të mirë” sa herë vjen në Shqipëri, Bebe u shpreh “Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono!”

“Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar por që është shumë e vështirë në Amerikë! Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana!”, u shpreh Bebe.

Pas  vizitës në Shqipëri ajo menjëherë ka vazhduar me turneun e saj botëror

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm