Intervistë ekskluzive me Hoxhën e Xhamisë “Vëllazërimi” Austri

Intervistë ekskluzive për Derveni.info me hoxhën Emin Emini imam në xhaminë “Vëllazerimi” në Krems të Austrisë

Derveni.info: I ndruar hoxhë, na thoni diçka rreth biografisë tuaj, dhe sa kohë shërbeni si imam në xhaminë “Vëllazërimi” në Krems të Austrisë?

-Unе jam I lindur më 23 Tetorë 1990 në fsh.Kopanicë të Shkupit komunës Sarajit. Shkollën fillore e kreva në fshat paralel duke i mësuar shkronjat e Kur’anit te Imami i Fshatit Shehip ef.Ismani. Pasi e kreva Shkollen fillore dhe Leximin e Kur’anit u regjistrova ne Shkollën e Mesme “Medreseja Isa Beu Shkup” Gjatë shkollimit të mesëm kam bërе praktikën gjat Muajit të Ramazanit në dy fshatra njëri në rethinën e Manastirit ndërsa tjetri në fsh.Matkë rethinën e Sarajit. Me të mbaruar Shkollën e Mesme u regjistrova në Fakultetin e Shkencave Islame paralel duke ushtruar detyrën e Imamit, Vaizit, Hatibit, Mualimit në fsh.Aranaqi diku 3 vite e gjysëm. Pasi i mbarova studimet fillova me detyrë në fshatin Kopanicë diku 6 vite paralel duke kry detyrë të përkohshme edhe në diasporë. Ndërsa prej muaijt Shkurt të këtij viti ushtroj detyrën e Imamit, Vaizit, Hatibit, Mualimit këtu në Xhaminë “Vëllazërimi” në Krems të Asustrisë!

 

Derveni.info: Na thoni diçka më shumë rreth organizimit të mërgimtarëve në kuadër të Xhamisë “Vëllazërimi”, sa anëtarë keni?

-Xhamia “Vëllazërimi” numron diku afer 500 anëtarë. Sa u perket organizimeve në kuadër të Xhamisë mergimtaret meren me Organizime të natyrave të ndryshme duke filluar me ato fetare, kombetare, humanitare, sociale dhe arsimore. Duke u munduar të haperojnë me kohën, pra duke përmushur kerkesat e kohes dhe njëkohësisht duke u përmbajtur edhe në parimet Islame.

Derveni.info: Meqenëse Portali Derveni.info është medium lokal i Dervenit, lexuesit tanë sigurisht i intereson gjendja e mërgimtarëve dervenas këtu në Austri, sa është numri i tyre këtu dhe si e shihni ju gjendjen e tyre në Austri?

-Mërgimtarët Dervenas këtu në Austri janë një numer bukur i mirë që i afrohet numrit rreth 300 familje dhe gjendja aktuale është e mirë dhe tash vijojnë gjenerata e 3-të 90% janë me shtepi të veta ketu dmth. jetojnë këtu me plot kuptimin e fjalës pasi shteti ku jetojmë ofron kushtet në të gjitha sferat duke marr parasysh se Austria është i pari shtet që fene Islame e ka pranuar zyrtarisht me Kushtetutë. Ndersa Xhamia “Vëllazërimi” është një ndër Xhamitë e para që funksionon këtu qysh në vitin 1994!

Derveni.info: Ju jeni hoxhë relativisht i ri në moshë dhe mbani një pozicion të rëndësishem në shoqëri, Cili është mesazhi juaj per rininë e Dervenit?

-Mesazhi ynë per Rrininë e Dervendit është duke i keshilluar që të përpiqen për tu bërë shembull i mirë kudo që të jetojnë andaj nisur nga kjo duhet ti rreken leximit mirpo pasi të mishërohen me edukatë të mirfillte dhe keshtu të kapin majat e suksesit inshaAllah.

Derveni.info: Ju falemnderit.

-Ju falemnderit edhe juve për kujdesin që tregoni për Vendlindjen por edhe për diasporën e dërvenit.

/Derveni.info

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm