Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në Londër ka qenë pjesë e fotografisë së përbashkët me liderët e vendeve anëtare të NATO-s. Ai i shoqëruar nga një delegacion i lartë qeveritar është pjesë e Samitit dyditor të Aleancës që sot do të përmbyllet me një vendim të përbashkët për sfidat e sigurisë, përcjell INA. Zaev bashkë me liderët e 29 vendeve anëtare ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga mbretëresha Elizabeta në Pallatin mbretëror Bakingam

