Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka mbledhur Këshillin e Sigurisë për situatën post-tërmetit në Shqipëri. I pari që mbërriti në presidencë ishte kryeparlamentari Gramoz Ruçi, në orën 08:28. Pas tij në 08:31, erdhi kryeministri Rama. Burime nga Presidenca bëjnë me dije se nuk ka patur ftesë për kreun e opozitës, Lulzim Basha.

