Bebe Rexha është nisur drejt New York-ut ku më pas do të vijë për në Shqipëri. Ashtu siç e bëri të ditur që në fillim këngëtarja dhuroi 100 000 euro për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri, ndërsa ka bërë thirrje edhe në rrjete sociale për ndihma të tjera.
Ajo pritet të vijë të dielën në Shqipëri dhe ka vetëm një ditë kohë për të qëndruar pasi i duhet të kthehet për koncert në Chicago. Artistja dëshiron që paratë e dhuruara të shkojnë në vendin e duhur dhe ka lënë mundësinë që mund të ndërtojë dy shtëpi, jo vetëm një nga sa tha në fillim.
Nga ana tjetër Rita Ora ka mbajtur fjalën e saj duke filluar menjëherë ndërtimin e një shtëpie dhe për këtë ka bashkëpunuar me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj./derveni.info

