Zvicra ka nevojë për këta punëtorë

Mungesa e punëtorëve të aftë në tregun e punës në Zvicër është bërë edhe më e theksuar këtë vit, sipas një studimi.
Indeksi i mungesës së punëtorëve të aftë (PDF), i hartuar çdo vit nga Adecco Zvicra në bashkëpunim me Universitetin e Cyrihut, mat profesionet, në të cilat numri i vendeve të lira të punës është veçanërisht i madh në krahasim me numrin e punëkërkuesve, shkruan Swissinfo.ch. Indeksi theksoi që këtë vit mungesa në sektorë të caktuar ishte bërë edhe më e theksuar, veçanërisht në Zvicrën që flet gjermanisht.
Profesionet e inxhinierisë, mbetën në krye të renditjes për mungesë të punës së aftë. Punët teknike si inxhinierët e ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar u ngritën nga vendi i tretë në vendin e dytë. Përveç kësaj, mungesa e specialistëve në profesionet mjekësore dhe farmaceutike ishte rritur ndjeshëm, me më shumë vende të lira se një vit më parë, tha Adecco.
Nga ana tjetër, ekziston një tepricë e punëtorëve në profesione të pastrimit ose higjenës dhe kujdesit për trupin, për shembull parukierët, zbukuruesit ose kujdestarët. Konkurrenca për punë është më e madhja në këto profesione, sipas anketës, përcjell tutje albinfo.ch. Konkurrenca është gjithashtu e lartë në industrinë e mikpritjes, tregtinë, si dhe pozicionet tregtare dhe administrative.

/derveni.info

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm