Fëmijë që “luftojnë” me flakët e mbeturinave për të gjetur sende! (FOTO)

Fëmijët dhe të rinjtë e guximshëm hidhen nëpër grumbujt e djegur të mbeturinave, me shpresën për të gjetur artikuj që më pas t’i shesin. Kjo është historia e të rinjve të varfër në Bangladesh, mes tyre edhe 12-vjeçarë, të cilët ecin në nëpër male aty ku gjenden mbeturinat në Chittagong. Ata grumbullojnë sende që ende digjen me shpresën se më vonë mund të shiten në një treg. Puna e rrezikshme i gjen ata duke prekur shishe plastike, sende metalike, lodra, çanta dhe pajisje mjekësore të cilat janë hedhur në mbeturina.
Dhe e dini sa fitoni? 3-6 dollarë në ditë, pavarësisht orëve të gjata në atë vend të rrezikshëm. Fotografi, Azim Khan Ronnie, shkrepi disa fotografi paso gjeti fëmijët duke punuar në pjesën e sipërme të këtyre grumbujve, të cilat janë vendosur lart në përpjekje për t’i tkurrur ato.
32 vjeçari nga Dhaka, Bagladesh, është shprehur se ka mbetur i surprizuar se “sa energjik dhe të lumtur” ishin ata kur gjenin ndonjë send gjatë punës së tyre të frikshme dhe të lodhshme. “Shikon për gjëra metalike, plastike dhe lodra, pasi kishin vlerë në treg. Është diçka shumë e rrezikshme pasi aty hidhet çdo lloj mbeturine. Pajisjet e mjekësisë janë më të rrezikshmet për ta”, është shprehur fotografi.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm