Instituti Amerikan (IRI) ka organizuar konferencë të përbashkët të qendrave analitike të katër partive më të mëdha në hotelin Aleksandar Palace në Shkup.
Tema e diskutimeve, funksionalizimin më të mirë të qendrave analitike.
Pikënisja e këtij funksionalizimi është në përpilimin e përbashkët nga katër qendrat analitike të propozim ligjit për riciklimin e mbetjeve plastike.
Bashkimi Demokratik për Integrim u përfaqësua nga Përfaqësues të Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” ku morën pjesë Ministri për Investime Hisen Xhemaili, ish-Ministri i Ambientit Bashkim Ameti si dhe përfaqsuesi i Qendrës analitike “Abdilaqim Ademi” z.Pishtar Lutfiu.


