Formohet komision për marrëdhënie mes bashkësive në Qytetin e Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit solli vendim për formimin e Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive me të cilin sigurohet mundësia që të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në territorin e Shkupit të marrin pjesë në procesin e sjelljes së vendimeve dhe krijimin e politikave, njofton derveni.info
Komisioni është i përbërë nga një përfaqësues i bashkësive të cilat janë të përfaqësuara në qytetin e Shkupit, me mandat prej katër viteve. Komisioni, informojnë nga Qyteti i Shkupit, është korniza e vetme institucionale për komunikim mes bashkësive në nivel lokal, jo vetëm nga aspekti i mbrojtjes të të drejtave të pakicës, por edhe si mundësi që komunitetet më të vogla të marrin pjesë për çështjet për të cilat duhet të vendos Këshilli.
Vendimin për formimin e Komisionit, Këshilli i Qytetit të Shkupit e solli në seancën e mbajtur më 27.11.2019.
Qyteti i Shkupit ka obligim ligjor për formimin e Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive, në harmonizim me nenin 55 paragrafi 1 nga Ligji për vetëqeverisje lokale. Sipas këtij Ligji, në komunën në të cilën të paktën 20 për qind e numrit të përgjithshëm të banorëve, i konfirmuar në regjistrimin e fundit të popullatës, janë komunitet i caktuar, formohet Komision për marrëdhënie mes bashkësive.. Sipas paragrafit 2 të nenit të njëjtë, Komisionin e përbëjnë numër i barabartë i përfaqësuesve nga secili komunitet në komunë. informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm