Punëtori për sisteme zgjedhore me ndihmën e metodologjisë dhe qasjes “Ndërtimi i resurseve për menaxhimin e demokracisë dhe zgjedhjeve (BRIDGE)”

Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” me ftesë të Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) delegoi dy përfaqësues, z. Driton Kuçi dhe z. Valdet Xhaferi që morën pjesë në Punëtorinë për sisteme zgjedhore me ndihmën e metodologjisë dhe qasjes “Ndërtimi i resurseve për menaxhimin e demokracisë dhe zgjedhjeve (BRIDGE) e cila u mbajt më 27-29 nëntor të vitit 2019 në hotel “Arka” në Shkup.

Qëllimi i kësaj punëtorie interaktive ishte thellimi i njohurive dhe ekspertiza për parimet, elementet dhe klasifikimet kryesore të sistemeve zgjedhore, si dhe të stimulohet një debat i informuar midis palëve të prekura kryesore (midis institucioneve kompetente, partive politike, shoqërisë civile, mediave) në vend të cilët do të kontribuojnë për krijimin e platformës për shkëmbim multisektorial.

Punëtorinë e BRIDGE e udhëhoqën dy konsulentë me reputacion ndërkombëtar, z. Ris Atril dhe z. Majkl Meli, të cilët kanë përvojë ndërkombëtare në këtë fushë. Kjo punëtori është pjesë e programit për mbështetje zgjedhore në vend, të cilën e financon USAID.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm