Kryetari i Shkupit të Vjetër viziton zonat e prekura nga tërmeti

Kryetari i Çairit Visar Ganiu sonte ka mbërritur në Shqipëri për të vizituar ekipet shpëtimtare të Çairit dhe për të dorëzuar ndihmat e grumbulluara.
Në një njoftim përmes rejeteve sociale ai shkruan:

”Me ekipin nga Komuna e Çairit, udhëheqësin e tifo grupit Shvercerat Jusuf Ramadani dhe përfaqësuesin e të rinjve Jetmir Asani, ndodhemi në vendin e ngjarjes, në Durrës për të ndihmuar bashkëatdhetarët tanë dhe për të kontribuar në lehtësimin e dhimbjes së tyre në këto çaste të vështira.

Na mirëpriti Kryeministri i vendit Edi Rama, ministrja e Kulturës znj. Elva Margariti dhe nga këshilltari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë z. Erlis Hereni, të cilët na falemnderuan për ndihmën e deritanishme. Pas kësaj iu bashkangjitëm në veprim ekipeve të shtabit të emergjencës nga Shqipëria dhe vendi ynë që po bëjnë punë heroike.

Do të vazhdojmë të dërgojmë ndihmën e nevojshme humanitare siç kemi bërë deri më tani dhe bashkë do ta tejkalojmë këtë situatë të vështirë.”

/derveni.info

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm