“Muhamedi ka ardhur tek unë për tu bërë deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim, para 7-8 viteve ka qenë në zyrat e mia ku kërkonte të bëhet deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në ClickPlus më 18 prill të këtij viti.
Ndërkaq Muhamed Zekiri mbrëmë në ClickPlus në TV21, theksoi se BDI-në e ka përkarhur hapur në vitin 2014.
“Zoti Ahmeti e dinë shumë mirë duke qenë unë kryeredaktor në Alsat për aqë kohë sa kam qenë dhe posaqërishtë në zgjedhjet e 2014, kam qenë mbështetësi më i madh edhe atë hapur e kam bërë”.

