Banorët e Gërcecit paralajmërojnë EVN-në: Do t`ua bëjmë më zi se në Bullgari

U bënë 40 orë qëkur banorët e fshatit Gërcec të Komunës së Sarajit janë pa energji elektrike. Gjatë këtyre orëve u shkaktuan shumë dëme materiale te këto banor, si dhe i pengua jeta e përditshme e fëmijëve dhe pleqve të cilët në këto ditë të dimrit duhet që të ngrohen.

Banorët e fshatit Gërcec të irrituar nga kjo gjendje kërkuan zgjidhje duke u munduar që të adresojnë problemin aty ku duhen. Edhe pse si duket janë krejtësisht të harruar nga kryetari i Komunës së Sarajit, i cili në kushte normale do të duhej që të ishte bashkë me to, ata iu janë drejtuar zyrave të EVN-së për të kërkuar sqarim.

Nga EVN Maqedoni përgjigja për banorët e këtij fshati ishte se EVN-ja ka një defekt dhe për këtë arsye komplet një fshat i tërë për 40 orë ka ngel pa rrymë.

Por sipas rregullave në fuqi, një kompani serioze duhet që t`i paralajmëroje banorët për cdo problem, me qëllim që të ndërmerren masa alternative nga ana e banorëve. EVN Maqedoni as që është mërzitur për t`i lajmëruar banorët e fshatit Gërcec.

Shkrimtari dhe analisti politik Kim Mehmeti ka sugjeruar që banorët e fshatit Gërcec të angazhojnë një avokat për ta paditur EVN Maqedoni.

Banorët në anën tjetër kanë paralajmëruar protesta. Mirëpo jo vetëm protesta të thjeshta si dinë që t`i realizojnë në Maqedoninë e Veriut. /Almakos

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

Artikuj të ngjashëm