
Këto janë orë shqetësimesh të mëdha në Venecia për një baticë të jashtëzakonshme që po prek qytetin e lagunës.
Ditët e fundit moti i keq, erërat dhe shirat e rrmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Venecia.
Pjesa më e madhe e qytetit është e zhytur pothuajse e gjitha në ujë. Për momentin është e parakohshme të bëhet një vlerësim i dëmeve, por ata që ishin në rrugët e Venecias gjatë mbrëmjes e kuptuan që situata është e rëndë. Së pari 160 cm, pastaj 175 dhe më vonë arriti edhe më të lartë niveli i ujit duke arritur në 187 centimetra.

