Materie helmuese ka rrjedhur mbrëmë nga shpërthimi i një cisterne brenda fabrikës kimike OHIS nga Shkupi. Siç njoftojnë mediumet maqedonase sot në mëngjes kanë reaguar banorët e lagjeve përreth të cilët kanë ndjerë erë të pakëndshne. Burimet e njejta përcjellin se gjat ditës në vend në vendngjarje kanë arritur ekipet e Armatës së MV.
Ndryshe sipas raportit të UN në vend në këtë fabrikë të Shkupit gjendet një nga pikat e nxehta ekologjike, ku ka të deponuara materijale toksike të rrezikshmërisë së lartë për shendetin e njerëzve dhe ambientit përreth. Organet kompetente deri më tani kanë njoftuar se po bëhen analizat që të konstatohet gjendja dhe arsyet e kësaj havarie.
/derveni.info

