Forumi I Gruas I Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega Saraj, ka zhvilluar Kuvendin Zgjedhorë, ku ka kaluar në një atmosferë shumë familjare dhe pozitive dhe për kryetare e Forumit të Gruas u zgjodh Shermine Mahmuti, nga Saraji.
Shermine Mahumti, është zgjedhur me një mbështetje të madhe të anëtarëve. Ajo karrierën e saj e ka filluar si gazetare, ku ka punuar disa vjet, ndërsa tani është punësuar në Çerdhe private.
Në fjalimin e saj, ajo tha se falë Zotit dhe falënderuese ndaj Kryesisë, që në Saraj na u dha mundësia te kemi Forumin e pare te gruas BDI-Saraj, që pikërisht përmes shtyllës së shoqërisë konkretisht gruas te mund të ecim përpara, që grat e komunës së Sarajit të tregojnë kualitetet e tyre institucionalisht por edhe të kërkojmë hakun e pozitës së gruas aty ku mendojmë se mungon. Jo që ka bëre pak BDI sa I përket pozitës se gruas në politik e në institucione e ne ngritjen e saj, kete e dëshmon edhe kuvendi I sotëm , por ne grat duhet te kyçemi edhe me shume, duhet te krijojme rrethana qe ne menyr dinjitoze ti shërbejmë popullit përmes institucioneve”, u shpreh Shermine Mahmuti,, kryetare e Forumit të Gruas.
Ajo u shpreh se do të angazhohet për vetem një qëllim, t’ i zbardhim fytyren pozitës së gruas duke qenë të gjith model pozitiv dhe t’I zbardhim fytyren BDI-së dhe shqiptareve ku do që veprojm.
BDI-Saraj, tani më është e kompletuar dhe e përgaditur pwr tw fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit të viti të ardhëshm.


