Sopi me Stand-Up komedi edhe në Saraj

Shkolla e Mesme “Saraj” në bashkëpunim me Qendrën “Racio” realizoi projekti “Stand Up”

Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” ka organizuar projektin “Stand Up” në Shkollën e Mesme “Saraj” në komunën e Sarajit. Para nxënësve të shkollës së mesme performoi artisti i mirënjohur Hasim Memishi- Sopi.

Drejtori i shkollës së mesme “Saraj”, Bedri Gjureci, u shpreh se dyert e shkollës që ai e drejton janë gjithmonë të hapur për ata që zhvillojnë aktivitete në dobi të nxënësve.
“Çdo projekt i cili realizohet në shkollën tonë, është për të mirën tonë, andaj ne jemi të gatshëm të hapim dyert projekteve që kanë për qëllim avancimin dhe ngritjen e kualitetit të nxënësve tanë”, ka thënë Gjureci.
Kryetari i Qendrës “Racio”, Fahmi Osmani, tha se qëllimi i realizimit të këtij projekti është mungesa e aktiviteteve të tilla në qytetin e Shkupit por edhe rrethinën e saj.
“Nuk guxojmë të përqeshim njerëzi, ne i përqeshim fenomenet negative me atë që na të marrim një shembull apo mësim të mirë. Për fenomenet që do të kritikohen duhet të mendoni në shtëpi. Duhet analizuar kritikat që do të jepen duhet të mendohet thellësisht, a thua ndonjë më ka godit edhe mu që të ndryshoj”, ka deklaruar kryetari i “Racios”, Fahmi Osmani.Hasim Memishi-Sopi para nxënësve përqeshi shumë fenomene që janë prezent në shoqërinë tonë.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm