Bekteshi: Është shpallur thirrja publike për subvencione për integrimin e sistemit për gaz në automjete, qytetarët do të mund të kthejnë 50% të shpenzimeve deri në 18.000 denarë

Të gjithë qytetarët të cilët nga sot do blejnë apo integrojnë sistem të këtillë në automjetet e tyre do të mund të realizojnë të drejtën për subvencionimin e 50% të harxhimeve, por jo më shumë se 18.000 denarë, konkretisht 300 euro.

Këtë e parasheh masa e re e Qeverisë për subvencionimin e qytetarëve të cilët do vendosin sistem të këtillë në automjetet e tyre.  Këtë masë sot e shpalosi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ministri informoi se sipas thirrjes publike e cila është shpallur  që nga dita e djeshme, qytetarët do të kenë të drejtë të aplikojnë duke filluar prej sot.

„Si një ndër masat për luftimin e ndotjes së ajrit që vjen nga ana e automjeteve, siç kam njoftuar edhe gjatë stinës së verës kur ishte sjell Ligji për automjete është subvencionimi i qytetarëve të cilët do të integrojnë sistem të gazit ose metanit apo ndonjë lloj tjetër të karburantit për automjete. Me rebalansin e buxhetit që u miratua në Kuvend muajin e kaluar për këtë qëllim janë ndarë 15 milionë denarë.

Pas miratimit të rebalancit të buxhetit, Ministria e Ekonomisë në periudhën më të shkurtë të mundshme ka përgatitur Programin për subvencionimin e një pjese të shpenzimeve për integrimin e sistemit për gaz, metan ose ndonjë llojë tjetër alternative për  makinat.

Kam kënaqësinë t’u njoftoj që ditën e djeshme shpallëm njoftimin për subvencionimin e disave prej shpenzimeve të instalimit të sistemeve me gaz në automjete.

Sipas njoftimit të gjithë qytetarët të cilët duke filluar që nga dita e djeshme do integrojnë sistem të këtillë në automjetet e tyre do të mund të realizojnë të drejtën për subvencionimin e 50% të harxhimeve, por jo më shumë se 18.000 denarë, konkretisht 300 euro, theksoi ministri Bekteshi.

Siç njoftoi ministri, për të marrë subvencione pronarët e automjeteve të prodhuara nga viti 2005 e tutje, pas ditës së shpalljes së njoftimit publik duhet të blejnë apo integrojnë sistem me gaz, metan apo ndonjë lloj tjetër alternative për  makinat, në ndonjë prej kompanive të cilat ofrojnë shërbime të tilla.

“Pasi të ketë rregulluar sistemin në automjet, pronari duhet t’i referohet Shërbimit Teknik i cili do ta konfirmojë riparimin dhe pronari I automjetit do të dërgohet në MPB, ku duhet të raportohet për riparimin e bërë.

MPB pronarit të automjetit i lëshon një referencë, i cili pastaj  e dërgon në shërbimin teknik për të kontrolluar përputhshmërinë e riparimit.

Shërbimi teknik e kontrollon automjetin, përgatit procesverbalin dhe lëshon një konfirmim të konstruksionit të pajisjes së instalimit (i njohur si ATEST) dhe një letër shoqëruese. Me çertifikatën dhe letrën, pronari i automjetit  drejtohet në sportel në MPB( në shërbim teknik apo stacion për kontroll teknik) ku merr patentë shoferi të ri në të cilën evidentohet riparimi i bërë konkretisht, se është montuar sistem për gaz, metan apo ngjashëm. Procedura nga momenti në shërbimin teknik deri në lëshimin e lejes  së re të vozitjes zgjat jo më shumë se 2 deri në 3 ditë.”

Për procedurën e marrjes së vërtetimit, konkretisht licencës së re të trafikut për një automjet me një pajisje të tillë të instaluar, Ministria e Ekonomisë i ka lajmëruar të gjitha institucionet përkatëse që janë pjesë e kësaj procedure rrethpublikimit ë kësaj shpallje, me qëllim zbatimin e shpejtë dhe në kohë të kësaj procedure,në mënyrë që të gjithë qytetarët që instalojnë një pajisje të tillë të jenë në gjendje të bëjnë kërkesë për subvencionimin e një pjese të mjeteve, pra subvencione brenda afatit të përcaktuar.

Ashtu siç thash edhe në fillim, kjo masë e cila del nga Ligji për automjete i referohet ndryshimeve legjislative të dy fushave të rëndësishme, komunikacionit dhe ekologjisë, që janë rezultat i kërkesave të qytetarëve, me qëllim uljen e ndotjes së ajrit nga makinat, tha Bekteshi.

Thirrja publike do zgjas 30 ditë nga dita e publikimit dhe do bazohet në principin “i pari i ardhur, i pari i shërbyer.”

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

-Aplikacion i plotësuar  dhe deklaratë nga aplikuesi për kërkesë,

-llogari fiskale me faturë,

-kopje e noterizuar e çertifikatës së regjistrimit të automjetit, ku është evidentuar ndryshimi,

– fotokopje e letërnjoftimit,

– numri i llogarisë së transaksionit

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm