Klinika e re e Shkupit në pranverë, zgjedhjet e parakohshme nuk do të pengojnë ndërtimin e saj

Në Vele Pole të komunës Gjorçe Petrov,në afërsi të Kondovës ku duhet të ndërtohet Qendra e re Klinike, për momentin nuk ka aktivitete. Komuna e Gjorçe Petrov konfirmon se është miratuar vetëm plani urbanistik, dhe gjithçka tjetër në lidhje me infrastrukturën është paraparë në procedurën e tenderit në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Plani urbanistik është miratuar, hapi tjetër është autostrada. Por gjithçka tjetër siç është menduar, një projekt madhor dhe gjithçka tjetër, është nën përgjegjësinë e Ministrisë së Shëndetësisë ”, tha për “Nova” Aleksandar Naumovski, kryetar i Komunës së Gjorçe Petrov.

Procedura e tenderit aktualisht është në fazën e dytë të dialogut dhe ministria resore thonë se ata nuk mund ta dinë se sa do të zgjasë, sepse i gjithë procesi është shumë i ndërlikuar.

Kryeministri Zaev konfirmon se Ministria e Shëndetësisë ndan fonde për Komunën e Gjorçe Petrovit, Qytetin e Shkupit, Ndërmarrjen Publike për Rrugët e Shtetit, si dhe për ndërmarrjet e tjera publike për të krijuar kushte për rrugë hyrëse të ndërlidhura, ujësjellësin dhe kanalizimet, për rrjetin e gazit si dhe energjinë elektrike.

“E gjithë kjo po përgatitet dhe po krijohen kushte që ndërtimi i Qendrës Klinike të fillojë në pranverë”, tha kryeministri Zaev.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm