
Shoqata Malore “Gryka e Dervenit” sot organizoi shëtitje në natyrë në rajonin e fshatit Gumalevë komuna e Zelenikovës, një rajon thuajse i braktisur dhe i lënë pas dore por me histori dhe bukuri të mahnitshme natyrore. Këtij aktiviteti të bjeshkatarëve dervenas iu bashkangjit edhe Lidhja e nxënësve shqiptarë me një grup nxënësish nga Shkupi.
Përndryshe Shoqata Malore “Gryka e Dervenit” kohën e fundit ka filluar një kampanjë për masovizimin e bjeshkatarisë nën moton “Qejfi brina s’ka” përmes së cilës ka arritur që përmes shoqërimit dhe bashkëpunimit ta shton prezencën e rinisë në aktivite në natyrë.
/derveni.info

