Sot në fshatin Kopanicë u bë përurimi i rrugës së re të fshatit e finansuar nga Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Sarajit.
Asfaltimi i kësaj rrugë ishte një nevojë e kahmotshme, pasi që ishte e dëmtuar shumë dhe në disa pjesë kishte edhe shembje të tokës, dhe ishte shumë e vështirë për zhvillimin e komunikacionit.

Fillimisht, është gropimi i asfaltit të vjetër, më pas është tamponuar dhe faza finale ka qenë asfaltimi. Gjatësia e rrugës është 4.7 kilometra, që fillon nga autostrada Shkup-Tetovë, deri në hyrje të vendbanimit Kopanicë dhe ka një gjerësi prej 5 metrave.

