Aksidenti në Llaskarcë, të dëmtuarit do të kërkojnë dëmshpërblim pronësoro – juridik

Me prononcimin e të dëmtuarve sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdoi gjykimi për fatkeqësinë e autobusit në Llaskarcë.
Rastin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.
Në seancën e sotme përfaqësuesit juridik të një pjese të të dëmtuarve, shumica e përfaqësuesve të familjeve të udhëtarëve që humbën jetën u prononcuan se i bashkohen përndjekjes penale dhe të gjithë paralajmëruan se do të kërkojnë dëmshpërblim pronësoro-juridik.
Për debatin e radhës më 18 tetor gjykata paralajmëroi se do të thirren edhe të dëmtuarit e tjerë në procedurë, ndërsa të cilët nuk janë prononcuar para gjykatës, ndërsa për debatin më 31 tetor do të thirren edhe të dëmtuarit e tjerë, ndërsa të cilët do të merren në pyetje edhe si dëshmitarë për ngjarjen.
Në aksidentin me autobus që ndodhi më 13 shkurt të këtij viti në fshatin Llaskarcë, në të cilin jetën e humbën 16 persona, ndërsa 37 u lënduan rëndë akuzohen gjashtë persona. Pronari i “Durmo turs” Durmish Beluli dhe Remzi Miftari i punësuar në kompani, shoferi i autobusit Manol Trifunovski si edhe tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.
Pronari i “Durmo tursit”, përgjegjës për transportin në formë dhe shoferi ngarkohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronën në komunikacion, ndërsa tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë. Derveni.info

Më të lexuara

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Në tri minuta, Xiaomi bën “kërdinë” me shitjen e makinave elektrike!

Xiaomi ka arritur rekord me shitjen e më shumë...

Artikuj të ngjashëm