Dibër, 13 tetor – Në vazhdën e përzgjedhjeve të kryesive të reja dhe kryetarëve që do ti udhëheqin degët e Bashkimit Demokratik për Integrim në katër vitet e ardhshme në Kuvendin Zgjedhor që u mbajt në qytetin e Dibër prezent ishte edhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti, raporton KOHA.
Ahmeti i përshëndeti delegatët e pranishëm në Kuvendin zgjedhor duke i falënderuar që me devotshmëri dhe me punë të palodhshme e kanë ruajtur krenarin dhe vazhdimësinë e brezave të më hershëm të cilët kanë sakrifikuar dhe punuar që ne të jetojmë e punojmë me dinjitet duke mos qenë qiraxhinj në shtëpi tonë.
“Të gjithë njerëzit kanë vlera, andaj përpiquni që tua afirmojmë vlerat, tua shtojmë por dobësitë tua themi në sy se kështu e forcojmë në vazhdimësi edhe miqësinë, organizimin por e bëjmë më të fort familjen tonë, të nderuar Bashkimin Demokratik për Integrim si një aset i shqiptarëve në këto hapësira me një histori nga më të begatat që ka pasur ndonjëherë ndonjë strukturë apo lëvizje e cila ka qenë mirë e organizuar në këto hapësira”, u shpreh Ahmeti.

