Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq për vizitë zyrtare në Maqedoni

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, pas arritjes së Gjukanoviqit në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të organizojë ceremoni zyrtare të pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake para “Vilës Vodno”, pas çka është caktuar takim tet-a-tet i dy presidentëve.

Sipas programit, vijon mbledhje plenare e delegacioneve zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, e pastaj edhe konferencë e përbashkët për shtyp e Pendarovskit dhe Gjukanoviqit.

Është paraparë edhe ceremoni e vendosjes së kurorave me lule nga ana e presidentit malazez në varrin e Goce Dellçevit, në kishën “Shën Spas” në Shkup.

Në kuadër të vizitës, Gjukanoviqi duhet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin, si dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Më të lexuara

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm