Pendarovski: “Reket” test thelbësor, nuk guxojnë të tolerohen kurrfarë ndikime anësore

Afera “Reket” është test thelbësor për sistemin e drejtësisë në vend dhe duhet të zgjidhet në mënyrë esenciale deri në fund, jo për shkak të Evropës, por, para së gjithash, për ne vetë.

Nuk guxojmë t’i tolerojmë ndikimet eventuale anësore pa dallim nga cila anë vijnë.

Ky është mesazhi që sot e ka dhënë presidenti Stevo Pendarovski në Sesionin e tretë plenar të Konventës kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që mbahet në Kuvend.

“Duhet t’u japim mbështetje maksimale institucioneve tona në luftën kundër korrupsionit, me qëllim që kultura e pavarësisë të bëhet një e kaluar. Diçka nuk është në rregull me implementimin e terapisë. Është e nevojshme energji dhe përkushtim më i madh, qytetarët me të drejtë konsiderojnë se institucionet në shtet nuk e kryejnë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Në luftën kundër krimit dhe korrupsionit nuk mund të ketë rezultate të mira nëse nuk ka përballje sistematike dhe sistem të vlefshëm, i cili do të ndërtohet sipas kritereve evropiane, për çka është i nevojshëm vullnet qartë i shprehur i të gjithë aktorëve politikë në shtet”,  tha mes tjerash Pendarovski.

Më të lexuara

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm